Vushtri: Dy persona të vrarë në qendër të qytetit

loading...

28_31_4-Crime-Scene-Do-Not-Enter_web

loading...
Pas orës 14.00, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në qendër të qytetit të Vushtrrisë janë vrarë dy persona, bëjnë të ditur burime të Lajmeonline.

Mësohet se viktimat janë Xhabir Krasniqi dhe Bajram Gërbeshi, të moshës 40-45 vjeç. Po ashtu merret vesh se viktimat kishin pasur një mosmarrëveshje para dy muajsh, kur edhe ishin rrahur mes veti.

Disa anëtarë të familjes Gërbeshi janë prapa grilave për arsye se merren me fajde, dhe sipas indeksonline, motiv i kësaj vrasjeje të dyfishtë është pikërisht dhënia e parave me fajde.

Rastin në fjalë e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti.

“Po, kanë vdekur dy persona. Rasti është raportuar pas orës 14.00. Ekipet po vazhdojnë punën e tyre në vendin e ngjarjes. Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen”, ka thënë Hoti .

loading...