Vuçiq: Do ta heqim monumentin në Preshevë

loading...

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se së shpejti “shteti do rë reagojë në lidhje me pllakën përkujtimore në Preshevë”.

Ai në konferencën për gazetarë në Dobrosin, nuk ka thënë saktë nëse do të hiqet pllaka që i kushtohet të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, por ka thënë se askush nuk mund të sillet kundër ligjit dhe për këtë të kërkohet justifikim në përkatësinë etnike.

“Shqiptarët kanë kërkuar ndërkombëtarizimin e problemit, por më duket se ky është kontribut i vitit 2001 a 2002. Ata këtu nuk janë të kërcënuar. Ekziston ndonjë kokë e nxehtë që mendon se si politikanët duhet ta kërcënojnë shtetin”, ka thënë ai, transmetoi RFE.

loading...