Vuani nga gonorreja: Ilaçin e keni në shtëpinë tuaj

Vuani nga gonorreja: Ilaçin e keni në shtëpinë tuaj

Gonorreja është bakter që bartet përmes rrugëve seksuale, e studimet e shumta kanë treguar se njerëzit infeksionin mund ta bartin edhe në fyt, madje me muaj të tërë. Njerëzit e infektuar gonorrenë mund ta transmetojnë përmes seksit oral, ndërsa që ekspertët nga një universitet në Melburn të Australisë kanë provuar nëse bakterin është e mundur ta shkatërrojnë përmes lëngjeve për shpëlarjen e gojës, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në hulumtim kishin marrë 58 persona të ndarë në dy grupe – njëra për 60 sekonda kishte shpëlarë fytin me ujë të njelmët, ndërsa tjetri me tretje antiseptike nga vetëshërbimet. Pesë minuta më vonë të gjithë pjesëmarrësve u ishte marrë pështyma e fytit. Rezultatet kanë treguar se te pjesë- marrësit që kishin shpëlarë fytin me tretje antiseptike ishte vërejtur një numër më i vogël i baktereve. Shkencëtarët që tani po hulumtojnë nëse ky efekt është i përkohshëm apo në këtë mënyrë me të vërtetë do të mund ta parandalojnë përhapjen e gonorresë.