Vritet një shqiptar 17 vjeçar në Siri

xhihadistët-480x264

Edhe një gjilanas i vrarë në Siri. Këtë herë bëhet fjalë për një 17 vjeçar nga Uglari i Gjilanit. Melos Selami Kosumi është vrarë në Siri, kanë konfirmuar për rajonipress burimet policore.

Mësohet se Melosi ishte në një shkollë në Turqi derisa prej atje kishte shkuar në luftë pa dijeninë e familjes.

Lajmin e ka konfirmuar edhe prindi i viktimës Selami Kosumi. “Po është e vërtetë se djali im është vrarë në Siri para një jave. Djali ka shkuar pa dijeninë time dhe ka qenë në shkollë në Turqi. Ka qenë nxënës i zoti dhe nuk ka pasur asnjë katërshe”, tha Selamiu.

Selamiu tha se nga sot ka hapur edhe të pame në Gjilan.