Vritet kanibali sirian që hëngri ‘live’ zemrën e një ushtari (Foto/Video)

loading...


Kanibali sirian i cili u filmua duke ngrënë zemrën dhe mëlçinë e një ushtari është vrarë në një pritë përgjatë bregdetit.
Pamjet shqetësuse të publikuara online tregojnë trupin e Abu Sakkar, i cili luftoi për al-Qaeda të shtrirë brenda një çante të trupit. Ai u vra në Latakia të Sirisë veri-perëndimore.
Ende nuk dihet se si erdhi deri të vrasja e tij, por disa thonë se ai u vra nga ushtarët sirianë, përderisa të tjerë mendojnë se ai u ekzekutua nga një ushtar qeveritarë, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.
I njohur si ‘rebeli kanibalist’, Sakkar thuhet se e kishte themeluar ‘Brigadën e Ushtrisë Së Lirë Siriane’ të ‘moderuar’ në Farouq përpara se të bashkohet në frontin e al-Nusra.
Në vitin 2013, në një video të tmerrshme propaganduese të publikuar online, ai shihet duke ia nxjerr zemrën një ushtari qeveritarë dhe më pas ta hajë atë.
Duke përdorur një thikë, ai nxorri zemrën dhe mëlçinë e ushtarit para se ta kthejë kokën nga kamera dhe të deklaronte “ Betohem në Zot se ne do t’jua hamë zemrat dhe mëlçitë tuaja, juve ushtarëve të qenit Bashar./lajmi.net
1

loading...

loading...