Vritet gjykatësi në rastin e El Chapos (Video +18)

kuyk_1476782171-6506690

Është ekzekutuar me armë zjarri një gjykatës, i cili po merrej me rastin e hetimit të disa prej trafikantëve më të rrezikshëm të drogës në botë. Vicente Antonio Bermudez Zacarias kishte dalë për vrap afër shtëpisë së vet në Meksikë, kur iu zu prita nga dy persona, dhe u vra, Njëri nga ta iu afrua dhe e qëlloi nga afër në kokë. Ai ishte 37-vjeçar dhe vdiq në spital nga plagët. Zacarias po merrej me çështjen e Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, dhe kishte pezulluar për momentin ekstradimin e tij në SHBA. El Chapo njihet si trafikanti më i madh i drogës në gjithë botë.