Vritet biznesmeni hindus “me këmishën prej ari” në sy të djalit të tij

20160716235750203646


Një biznesmen hindus i famshëm për prodhimin e një prej këmishave më të shtrenjta në botë, të bërë nga 3kg ar, raportohet të jetë goditur me gurë për vdekje në sy të djalit të tij.
Dattatray Phuge, një 48 vjeçar që merrej me huadhënie të parave nga Pune, u bë i famshëm më 2013 pasi prezantoi këmishën e tij 22 karatëshe prej 187,000 funtesh.
Katër burra, përfshi nipin e viktimës, janë arrestuar në lidhje me vrasjen e tij.
Policia u ka thënë gazetarëve se viktima është goditur me gurë deri në vdekje nga një grup prej 12 personash dhe policët dyshojnë se motiv i kësaj ka qenë një mosmarrëveshje rreth parave, raporton BBC.
Një prej sulmuesve thuhet ta ketë ftuar Phugen dhe djalin e tij 22 vjeç për të festuar një ditëlindje në një ambient të hapur. Më pas, raportohet se një grup prej 12 personash e kanë sulmuar atë me gurë dhe armë të mprehta.
Policia thotë se djali i Phuges është kursyer nga vrasësit.