Vritet Anton Stanaj në Suadan(video)

ant

Pronari i kompanisë Rokshped nga Mali i Zi, Anton Stanaj është vrarë sot në Sudan, njofton gazeta Vijesti e Podgoricës.

Lajmin e ka konfirmuar familja e tij. “Antoni për një periudhë të shkurtër ka jetuar në Sudan. Informacioni për vdekjen e tij është trishtim. Kështu, ju lutem ta kuptoni si rast tragjik”, ka bërë të ditur familja Stanaj në një deklaratë, duke mos përmendur rrethanat e vdekjes së tij. Por, sipas burimeve jo zyrtare, thuhet se ai është vrarë.

Stanaj njihet si një ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptar.

Ai dy vjet më parë ishte dënuar në Beograd për kontrabandë me cigare. Gjykata Speciale në Beograd e dënoi atë si udhëheqës të grupit kriminal, duke ia caktuar 6 vjet e gjysmë burgim dhe një gjobë prej 10 milionë dinarëve (100 000 euro). Mirëpo, ai u lirua nga vuajtja e dënimit pas deponimit të 400 000 eurove.
VIDEO PARAQET KOHËN E GJYKIMIT NE BEOGRAD