Vritet 50 vjeçari në Xërxë, arrestohet i dyshuari (VIDEO/FOTO)


Xerxe by GazetaExpress
Në fshatin Xërxë në Komunën e Rahovecit është vrarë pronari i kompanisë së autobusëve “Mendi” N.K, i moshës 50 vjeçar. I dyshuari për vrasjen e tij, T.Z është arrestuar nga Policia e Kosovës. Gazeta Express ka marrë konfirmimin nga Policia dhe ka siguruar video dhe foto ekskluzive.
Një person është vrarë sot në Xërxë të Prizrenit. Gazeta Express merr vesh se ai është pronar i Kompanisë së Autobusëve, “Mendi”, Nuredin Kastrati.

Policia e Kosovës ka treguar për Gazetën Express se i dyshuari është arrestuar pas ngjarjes kriminale.

Sipas policisë, ishin të përfshira dy vetura.

“Në Xërxe ka ndodhur një vrasje. Kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat e kanë përcjellë njëra tjetrën nga Prizreni deri në fshatin Xërxë. Aty edhe është vrarë personi me inicialet N.K”, ka thënë për Express Komandanti i Statcionit të Policisë në Rahovec, Osman Ismajli.

Sipas tij, i dyshuari me iniciale T.Z është arrestuar dhe ndodhet në staticonin policor.

“T.Z, rreth moshës 50 vjeçare është arrestuar” ka thënë Ismajli për Express.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00./GazetaExpress/
vrasje