Vriten 34 ithtarë të “Vëllazërisë Myslimane”?

loading...

loading...
Në protestën para objektit ushtarak ku ushtria po mban kryetarin egjiptian të rrëzuar Muhamed Mursi, sot herët në mëngjes janë vrarë disa pjesëtarë Vëllazërisë Myslimane”

Murad Ali nga Partia e Lirisë, krah politik i Vëllazërisë Myslimane, ka deklaruar se janë vrarë 34 pjesëtarë të kësaj lëvizjeje, njoftojnë medie të huaja.

“Të shtënat kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit derisa protestuesit po demonstronin të qeta para kazermës dhe se pjesëtarë të protestës ishin të paarmatosur e të shtënat u bënë derisa ata qëndronin para ndërtesës”.

Ende nuk ka konfirmime zyrtare rreth kësaj informate.

loading...