Vrimë për të vjedhur argjendarinë, përfundojnë gabimisht në restorant

Një çift hajdutësh në Australi kishin organizuar një plan, në dukje pothuajse perfekt, për të grabitur një argjendari. Kështu cifti kishin hapur një vrimë përmes një muri për të arritur tek dyqani I bizhuterive nga pas ndërtesës. Por gabimisht, ata përfunduan në restorantin KFC që gjendej ngjitur me dyqanin…

Përsëri ata nuk u tërhoqën por arritën të merrnin rreth 1200 euro nga restoranti KFC. Megjithatë nuk I gëzuan shumë paratë pasi u gjurmuan lehtësisht nga policia e cila I prangosi. Në polici ata deklaruan se kishin tentuar tre herë që të hynin në argjendari.