Vrimat tek stilolapsi, nëse të mbetet kapaku në fyt

Në vitin 1991 kompania franceze e stilolapsave “Bic” hapi vrima të vogla nëpër kapakë dhe askush nuk e dinte arsyen e këtij veprimi.
Këto vrima barazojnë presionin kur njerëzit kapin stilolapsat për të shkruar dhe nuk lejojnë rrjedhjen e ngjyrës.

Por ka edhe një tjetër arsye heroike për hapjen e vrimave në kapakë. Në rast të mbetjes në fyt të këtyre kapakëve, vrima ia mundëson njeriut që të marrë frymë, por jo për shumë kohë të gjatë, transmeton Koha.net.

Shumica e aksidenteve me kapakët e stilolapsave ndodhin te fëmijët e moshës 6 deri në 15-vjeçare. Mes viteve 2000 – 2010 kanë ndodhur 10 mijë raste të ngufatjes nga kapakët e stilolapsave.