Vrau të dashurën parukiere, ja sa vite burg u dënua lezhjani

27 vite burg është dënimi i dhënë nga Gjykata e Lezhës për Alfred Nikollin, 31-vjeçarin që në nëntor të vitit të kaluar vrau me armë Etleva Ndokën, në parukerinë e saj.

Gjykata e dënoi Nikollin për vrasje me paramendim, ndërsa me një vit burg u dënua edhe Gjok Nikolli, me akuzën se ka përkrahur autorin e krimit. Etleva Ndoka kishte pasur lidhje jashtëmartesore me Alfred Nikollin, marrëdhënie që i kishte dhënë fund 6 muaj para krimit.

Por i riu nuk e kishte pranuar këtë fakt, ndaj 21 nëntorin e 2016-ës, i shkoi 28-vjeçare në parukerinë ku ajo punonte në Lezhë, dhe e qëlloi me armë duke e lënë të vdekur. Një veprim që nga sa ai ka dëshmuar në gjykatë nuk ka dashur ta bëjë dhe se kishte shkuar vetëm për të folur me Etlevën.

Sipas tij ajo e ka ofenduar gjatë bisedës dhe ndaj situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armës nga ana e tij.

Etleva Ndoka ishte nënë e një djali të mitur