Vrau të atin para dasmës së motrës/Shkatërrohet familja Metallari, vdes edhe e ëma

loading...

loading...

Ka ndërruar jetë në spital Nurie Metallari, e ëma e Mirald Metallarit, i cili më 24 korrik të këtij viti qëlloi me armë zjarri të atin. Miraldi la të vdekur në vend babanë, Miftarin dhe plagosi të ëmën.

E gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri të rastësishëm në familjen Metallari, teksa i ati dhe i biri ishin të dy duke punuar në oborr, ku po ndërtonin një mur. Miraldi rrëmbeu armën e shërbimit të të atit polic dhe qëlloi fillimisht të ëmën e më pas të atin.

Disa javë ma pas ata do të martonin motrën e madhe të Miraldit, gëzimin e parë të familjes, i cili u përmbyll në një tragjedi.

Si pasojë e plagëve të marra, sot ndërroi jetë në spital mamaja e Miraldit, Nurija, ndërsa 21-vjeçari, i cili e çoi me duart e tij në spital, tani gjendet pas hekurave, tërësisht i shkatërruar.

loading...