Vrau prindërit në Durrës, flasin fqinjët: Në ’95-ën erdhën nga Dibra, si e njihnim ne këtë familje

loading...

loading...

Leo Nika është 29-vjeçari që vrau mëngjesi e sotshëm në banesë prindërit e tij. Siç tregojnë fqinjët e familjes Nika, ata kanë ardhur në zonën e Xhafzotaj në vitin 1995 nga Peshkopia, kanë blerë tokën dhe kanë ndërtuar aty shtëpinë e tyre dy katëshe.

Çifti i ndjerë i pensionistëve kishin 6 fëmijë, 4 vajza të martuara jashtë shtetit dhe dy djem, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte jashtë shtetit si dhe Leo që jetonte me ta. Siç mësohet paraprakisht, në banesë, në momentin që ka ndodhu ngjarja e rëndë ka qenë edhe bashkëshortja e Leos si dhe një fëmijë i vogël.

Leo Nika është arrestuar rreth 100 metra larg nga vendi ku ka kryer vrasjen e prindërve në gjendje të rënduar psikologjike. Ai është vënë në pranga ndërsa në duar i është gjetur edhe arma e krimit. Prindërit e Leos kanë qenë të pajetë në pragun e derës së shtëpisë kur ka mbërrirut policia.

Grupi hetimor nuk ka dalë ende nga banesa. Në banesë janë gjetur ilaçe antidepresive. Fqinjët gjithashtu konfirmojnë gjendjen jo të mirë mendore të Leo Nikës.

Hyja e dilja me ta dhe nuk mund të bëj as një vërejtje për prindërit. Në derë e brenda ai ishte shumë djalë i mirë, por e shikoja që kalonte në anë të rrugës si i hutuar. S’na fliste”, – thotë një prej fqinjëve të çiftit të pensionistëve të vrarë.

loading...