Vrau gruan, vajzën e më pas veten, zbulohen arsyet që çuan këngëtarin shqiptar drejt tragjedisë

Vrau gruan, vajzën e më pas veten, zbulohen arsyet që çuan këngëtarin shqiptar drejt tragjedisë

Sami Veseli është rapsodi shqiptar në Gjermani, i cili vrau bashkëshorten, vajzën dhe më pas edhe veten e tij. Familjarët e Samiut thonë për mediat vendase se gruaja e tij, Shkudtja, ndodhet në gjendje kome dhe nuk ka ndërruar jetë.

Momentet e para pas vrasjes së shumëfishtë u tha se motivet e këtij krimi ishin për motive të dobëta, por tashëm mësohet se pas 30 vitesh martesë ai ishte ndarë nga bashkëshortja e si pasojë kanë nisur edhe konfliktet mes tyre.

Ky burim për thotë për “magazina” se ishin edhe vajzat e tij ato që prishën më tutje harmoninë në këtë familje. Martesa e vajzave të tij me qytetarë gjermanë që ishin të papranueshëm për të, çuan gjërat deri tek tragjedia,

Kështu gjatë ditës së mëparshme, rapsodi Veseli vrau vajzën, e plagosi gruan e tij, dhe në fund veten. Bashkëshortja e tij po lufton për jetë, pas një plumbi që mori në kokë.