Vrau gruan që e mbante në shtëpi, dënohet shqiptarja me 30 vite burg (Video)

Me 30 vite burgim është dënuar nga gjykata e Perugia-s në Itali 55-vjeçarja Renata Keta, për vrasjen e të moshuarës Danielle Chatelain.
Krimi ndodhi në Maj 2016, në banesën e kësaj të Chatelain, në rrugën “Oberdan”. Aty viktima jetonte së bashku me autoren, e cila ishte punësuar për tu kujdesur për gruan zvicerane.
Procesi gjyqësor ndaj Ketës është zhvilluar me gjykim të shkurtuar. Shqiptarja është dënuar për akuzën e vrasjes së 72-vjeçares për motive të dobëta. Avokatja e të akuzuarës, Donatella Panzarola njoftoi se do të apelojë vendimin, raporton “ANSA”.
KRIMI
Sipas raportimeve të më mëparshme të medieve lokale, Keta e ka vrarë të moshuarën zvicerane pasi ajo do ndërronte banesë dhe me shumë gjasa shqiptarja nuk do jetonte më me të.
Danielle Claudine Chatelain u gjet e pajetë rreth orës 8:00, në korridorin e banesës së saj në rrugën “Oberdan 50”, më 27 Maj 2016.
Pas ekzaminimeve të trupit të pajetë, u arrit në përfundim se e moshuara është dhunuar dhe më pas është rrëzuar nga shkallët duke humbur jetën.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

VIDEO