Vrau gruan me thikë dhe telefonoi policinë, e tmerrshme çfarë kishte ndodhur

loading...

loading...

Një person është akuzuar për vrasje pasi prentendoi se u zgjua nga një ëndërr dhe e gjeti gruan pranë tij të therur në shtrat.

Matthew Phelps, 28 vjeç, telefonoi shërbimet emergjente në Raleigh, North Carolina, për të raportuar vdekjen.

Në telefonatë ai pranoi vrasjen e gruas së tij dhe gjithçka ka ndodhur për shkak të një doze të fortë ilaçesh kundër kollës, që i kishte marrë para se të shkonte të flinte.

Kam pasur një ëndërr dhe pastaj ndeza dritat dhe ajo është e vdekur në dysheme. Ka gjak kudo dhe ka një thikë të përgjakshme në krevat. Unë mendoj se kam bërë atë. Nuk mund ta besoj se e kam bërë këtë”, ka thënë ai pasi ka telefonuar në 911.

Policia zbuloi Lauren Ashley-Nicole Phelps, 29 vjeçe, në shtëpinë që çifti ndau në orët e hershme të premten e kaluar.

Mediat lokale thanë se çifti ishin martuar më pak se një vit.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se faji për këtë ç’rregullim në kokën e tij, që çoi në vrasjen e gruas, ishte doza e fortë e ilaçeve që kishte marrë.

Ai po mbahet pa kusht në burg, deri në një moment caktimi dënimi.

loading...