VRAU GRUAN DHE U ARRATIS ME DJALIN

ka marrë fund arratia e shqiptarit Klodi Lesi, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes greke dhe largimin bashkë me djalin e tij 4- vjeçar. Arrestimi i tij u bë mëngjesin e sotëm në një kasolle në fshatin Ormylia, në Halkidiki. Bashkë me të ndodhej edhe vogëlushi Foivos Lesi, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet se kapja e tij u bë pas një telefonate nga një i moshuar në polici, i cili tha se kishte parë vogëlushin në fshat, duke ecur i vetëm. 35- vjeçari i cili njihej edhe me emrin James, e kreu krimin më 6 janar dhe menjëherë më pas u largua bashkë me djalin duke humbur gjurmët. Klodi Lesi ishte në proces divorci me gruan greke dhe dyshohet se shkak për krimin është bërë kujdestaria e fëmijëveVRAUUU