Vrasjet në Zvicër, ja kush ishte Viktor Berisha

loading...

11

loading...
Policia zvicerane ka zbardhur më shumë rreth identitetit të autorit të vrasjeve të djeshme.

Viktor Berisha, 42 vjeç, ka lindur në Kosovë. Para se të natyralizohej si zviceran, ai ka mbërritur në Zvicër në vitin 1991 si azil-kërkues.

Ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë. Viktor Berisha ka qene edhe më parë i dënuar, në vitin 1998,  me 12 muaj burg, i akuzuar për vjedhje nga një Gjykatë Penale në Luzern.

Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të një dite më parë ne nje Fabrike, ku tre persona mbetën të vdekur, përfshirë edhe vetë vrasësin.

Një person është arrestuar sot, pasi dyshohet se me armën e tij, Viktor Berisha ka kryer krimin.(panorama)

loading...