Vrasje në Prizren

Mbrëmë rreth orës 22 e 30 në Korishë të Prizrenit është vrarë me armë zjarri një person. Ai është qëlluar në kokë dhe ka ndërruar jetë në gjatë tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Policia e Kosovës ka dërguar të dyshuarin në mbajtje. Viktima dhe i dyshuari, që të dytë janë shtetas të Kosovës dhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Shkaqet e incidentit nuk dihen ende.