Vrasje në Gjakovë, para derës së spitalit

Sot në Gjakovë rreth orës 11:00 është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit Rajonal “ Isa Grezda “në Gjakovë,se ka ndodhur një vrasje para derës së spitalit.

Njësitë përkatëse policore të këtij stacioni kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta siguruar vendin ,për derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë Prokurori i shtetit,Njësiti i Hetimeve Rajonale,Njësiti i kriminalistikës rajonale,Mjekësia Ligjore për të bërë këqyrjen e vendit të këtij rasti.

Sipas të dhënave te para nga vendi i ngjarjes , viktimë është shtetasi i Kosovës V.M.(1980) nga një fshat i rrethit te Gjakovës,i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri- revole e tipit M 57 caL.762 mm.

Kryerësi i kësaj vepre pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i krimit,por policia shumë shpejt e ka identifikuar të njëjtin dhe është arrestuar.

Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të çështjes është tërhequr nga vendi i ngjarjes nga njësiti i Mjekësisë Ligjore për ta dërguar për obduksion.

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.



.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli