Vrasja në urban: I riu mbrojti disa vajza, atë se mbrojti askush

sajmiri

22- vjeçari Sajmir Çedja, I cili u vra me thika në urbanin e linjës Qendër- Uzina e Autotraktorëve teksa po kthehej nga puna si kamerier, është therur për një fjalë gojë. Pasi policia ka mundur të arrestojë vrasësin Artur Zeqiri ka zbardhur ngjarjen ku është ëmsuar se 22 vjecari u kishte kërkuar Zeqirit dhe bashkëpunëtorit të tij, Ilir Drita, që të mos flisnin fjalë të pista dhe të mos ngacmonin femrat në autobus. Por Zeqiri dhe Drita, të cilët ishin në gjendje të dehur, e kanë goditur atë me thika në trup, duke e lënë të vdekur në vend.
Daja i viktimës, Fadil Alldervishi, duke folurpër mediat është shprehur thotë se Cedja u vra për një fjalë goje dhe askush nuk e ndihmoi në autobus. “Askush nuk ndërhyri për ta ndihmuar, të gjithë nxituan të dilnin jashtë”, është shprehur ai./LajmeOnline/