Vrasja në Tiranë, 50-vjeçari i vrarë lidhje me një 25-vjeçaren, e cila është shtatzënë

loading...


Një tjetër detaj është zbardhur sot në lidhje me vrasjen e djeshme në Tiranë, ku policia arrestoi djalin e viktimës Jurgen Kurtin dhe kunatin e tij Leonard Ristani, të cilët mësohet se kanë pranuar të dy krimin.
Bëhet fjalë për një lidhje jashtëmartesore të viktimës, me një vajzë 25 vjeçare, e cila ka qenë edhe shkak për kërkesën për divorc nga bashkëshortja e tij, Shpresa Kurti. Viktima Artur Kurti nuk e ka pranuar faktin se do të divorcohej nga e shoqja, Shpresa, dhe në gjendje të dehur e kishte dhunuar edhe dy ditë më parë.

Por “BalkanWeb” shkruan ka qenë gruaja ajo që ka kërkuar divorcin dhe 50-vjeçari kishte nisur një lidhje me një vajzë 25-vjeçare, e cila thuhet se është shtatzënë. Ndërkohë që është mësuar se 50-vjeçari Artur Kurti shkonte shpesh në shtëpi në gjendje të dehur dhe dhunonte fizikisht e psikologjikisht gruan dhe djalin e tij.

Shpresa Kurti, bashkëshortja e viktimës, kishte thirrur mbrëmjen e djeshme të vëllain, Leonard Ristanin dhe djalin e saj, Jurgen Kurtin, të cilëve u kishte treguar se ishte dhunuar të shtunën nga i shoqi. Ajo ka kërkuar ndihmën e tyre, pasi i shoqi, Artur Kurti, kishte shkuar në shtëpi në gjendje të alkoolizuar dhe e kishte rrahur. Kur ata ndodheshin në shtëpi, rreth orës 21:00, te dera e apartamentit ku jetonte Shpresa Kurti, është shfaqur i shoqi, i cili mbante në dorë një thikë të madhe, me të cilën e kërcënoi. Vëllai i Shpresës doli para dhe u plagos, më pas aty ndërhyri Jurgeni, dhe gjatë përleshjes 50-vjeçari Artur Kurti mbeti i vdekur.

Pas ngjarjes, Shpresa Kurti, është vënë nën efektin e qetësuesve. Ajo ka kërkuar që pranë saj të ketë vetëm të birin për ta vërtetuar që ai nuk kishte vdekur. “Dua të shoh djalin tim. Më sillni djalin ta shoh këtu që ta besoj që ai nuk ma ka vrarë”. Kanë qenë këto fjalët e fundit të nënës së 23 vjeçarit, Jurgen Kurit përpara oficerëve të policisë.
vras

loading...

loading...