Vrasja e dyfishtë në Kombinat, fqinjët: Shokimi i fëmijëve pas vrasjes

loading...

loading...
“Më ka lodhur kjo jetë…” Këto kanë qenë fjalët që herë pas here ka shprehur me njerëzit e saj më të afërt, 48-vjeçarja e ekzekutuar dy ditë më parë në kryeqytet nga bashkëjetuesi i saj. Mrike Prendi u vra mbrëmjen e së mërkurës nga 64-vjeçari Ali Veterniku, pas një zënke mes tyre, debat që është dëgjuar edhe nga komshinjtë e çiftit. “Nga banesa e tyre vinin zhurma, por nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Më pas dëgjuam tri krisma, morëm në telefon policinë dhe u thamë që dyshojmë për vrasje tek fqinji, sepse kishim vënë re që ata kishin probleme.

Kur erdhi policia, dera ishte e mbyllur, thirrën disa herë derisa u detyruan që ta shqyenin, duke gjetur të shtrirë pa jetë çiftin”, pohon njëri prej fqinjëve që ka lajmëruar edhe policinë. Madje, ai pohon se në momentin e krimit, jashtë apartamentit të çiftit ishin edhe fëmijët e martesës së parë të 48-vjeçares.

“Nga ora 17:00, Aliu bashkë me gruan dhe tre fëmijët e saj janë kthyer nga pazari dhe kur kanë shkuar në shtëpi, ata të dy kanë nisur që të zihen. Në këtë moment fëmijët kanë ikur në shtëpinë e tyre, ku jetonin me qira dhe janë kthyer sërish për 2 orë për të parë nënën e tyre. Në këtë moment janë dëgjuar të shtënat dhe fëmijët të alarmuar kanë trokitur në derën tonë. Nuk flisnin, ishin shokuar dhe vetëm bërtisnin”, pohon fqinja e policit të burgut, i cili pasi ekzekutoi gruan me të cilën bashkëjetonte, vrau edhe veten. Sipas komshinjve të çiftit, kohët e fundit 64-vjeçari ishte shfaqur paksa i hutuar, ndërsa gruaja me të cilën ai ishte njohur në lokalin ku punonte 48-vjeçarja, kishte shprehur se ishte mërzitur me jetën që bënte. “Më tha disa herë kur pinim kafen bashkë se kishte 8 fëmijë nga martesa e parë dhe se me burrin që bashkëjetonte kishin probleme xhelozie. Më tha që ishte pak impulsiv dhe armën e tij e mbante kjo në çantë. Më kishte thënë edhe se ky polici ishte bërë xheloz, se kohët e fundit ajo kishte takuar burrin e parë, i cili kujdesej për rritjen e fëmijëve”, pohon fqinja e policit të burgut. Nga ana tjetër, taksisti që shoqëronte shpesh çiftin në vende të ndryshme, pohon se krimi nuk ka lidhje me xhelozinë, shkruan Gazeta Shqiptare.

“Ata kanë pasur probleme ekonomike, për të cilat ishin grindur disa herë, por jo zënka për shkaqe xhelozie”, pohon taksisti. Ndërsa pronari i banesës ku Ali Veterniku dhe Mrike Prendi bashkëjetuan për 4 muaj, pohon se i njihte të dy si persona shumë korrektë dhe të rregullt, pa e ditur se çfarë problemesh kanë pasur mes tyre. Rreth orës 19:00 minuta, në një apartament në afërsi të zonës së Kombinatit janë dëgjuar katër të shtëna nga të cilat kanë mbetur pa jetë dy persona. Sipas policisë, 64-vjeçari Ali Veterniku ka qëlluar për vdekje gruan me të cilën bashkëjetonte prej disa kohësh, 48-vjeçaren, Mrike Prendi.
Kjo e fundit ishte nënë e 8 fëmijëve, nga martesa e parë, ndërsa 64-vjeçari kishte katër fëmijë me gruan që i kishte vdekur rreth një vit më parë. Dyshohet se pas një zënke mes tyre, polici i burgut të spitalit ka qëlluar tri herë me pistoletën e punës mbi trupin e 48-vjeçares, duke i marrë saja jetën dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Ngjarja, polici i burgut vrau gruan dhe veten

Polici i burgut e ka vrarë gruan me të cilën bashkëjetonte prej disa muajsh, për shkak se kohët e fundit 68-vjeçari vuante nga depresioni. Efektivët blu të kryeqytetit bëjnë me dije se Ali Veterniku nga martesa e parë me gruan që i kishte vdekur kishte katër fëmijë të rritur. Por kohët e fundit polici i burgut ishte njohur me 48-vjeçaren, Mrike Prendi me të cilën kishte vendosur që të bashkëjetonte. Sipas policisë, ky vendim nuk ishte pritur mirë nga ana e djemve të 64-vjeçarit, të cilët nuk i flisnin më babait të tyre. Mësohet se kjo ka shkaktuar gjendje depresioni tek polici, i cili mbrëmjen e së mërkurës nuk e ka përballuar dot. Sipas bluve, pasi Veterniku ka shkuar në shtëpi, ka qëlluar tri herë mbi bashkëjetuesen e tij dhe një herë mbi veten. Gjithçka ka ndodhur në apartamentin e tyre të vogël, në të cilin ndodheshin gjithandej njolla gjaku. Skena ka ndodhur larg vëmendjes së të gjithëve, aq sa edhe fëmijët e 48-vjeçares nuk kanë parë asgjë. Të thirrur në polici, këta të fundit kanë pohuar se nuk e kanë parë ndonjëherë nënën e tyre të grindej me 64-vjeçarin nga Erseka dhe se ata dukeshin se shkonin mirë me njëri-tjetrin.

loading...