Vrasësja serike më e madhja në histori: Vret 300 pacientë! (VIDEO)

580357_477917715595356_409898942_n

Virxhinia Soares de Souza është akuzuar se në një spital në Curitiba pacientëve që kanë qenë të kyqur në aparatin për mbajtjen në jetë, u ka ndalur oksigjenin dhe u ka dhënë doza vdekjeprurëse të ilaceve për relaksim të muskujve. Ajo ka hedhur poshtë akuzën për krimet.

Mjekja braziliane Virginia Soares de Souza, ndaj së cilës po udhëhiqet procesi për vrasjen e shtatë pacientëve, është nën hetim për 300 raste tjera të vdekjes, kanë thënë zyrtarët e autoriteteve braziliane.

Virxhinia Soares de Souza, drejtor i spitalit, është arrestuar në shkurt me tre mjekë dhe infermiere tjera. Ata janë të dyshuar për krim të organizuar.

Ministria e Shëndetësisë Braziliane ka shqyrtuar 1.700 dokumente nga spitali në shtatë vitet e fundit..

Të gjitha rastet e dyshuara të vdekjes kanë të njëjtën lidhje në mes mdikamenteve, problemet me aparatin për frymëmarrje artificiale, periudha në të cilat ajo ka ndodhur dhe me vdekjen e pacientëve.

Nëse të gjitha rastet e dyshuara do të konfirmohen, kjo do të kalojë numrin e viktimave të mjekutë më të njohur, vraësist serial, Harold Shipman.

Mjeku britanez në vitin 2004 është dënuar për vrasjen e 15 pacientëve në Mançester, dhe njoftohet se ishte përgjegjës për vdekjen edhe 260 të tjerëve.

Virxhinia Soares de Souza kundërhtoi akuzat për krime.