Vrasësja e babait është e lirë, djali i Fiqiri Muçës fajëson presidentin

loading...


Eshtë vetëm 3 vjet më i vogël se Nazime Visha dhe po mendon vetëgjyqësinë. Djali i madh i Fiqiri Muçës, e quan të gabuar faljen e Nazimes, vajzës që i vrau të atin dhe bëri vetëm 4 vite burg.

“Presidenti me këtë veprim na ka ofenduar shumë rëndë dhe na detyron të bëjmë vetëgjyqësi. Nazimja ka vrarë një person dhe duhet të vuajë dënimin që meriton për këtë vepër. Prandaj nuk ka stabilitet vendi nga krimet, sepse shteti nuk mundet të vërë drejtësi dhe familjarët pastaj detyrohen të futen në gjak me kundërshtarët. Presidenti ka bërë shumë gabim që fali një vrasëse”, ishte reagimi i Ervisit, i pyetur nga gazeta “Panorama”.

Përveç se me presidentin, Ervis Muça është i pakënaqur edhe nga prokuroria dhe gjykatat.

“Nëse nuk dënohesh për vrasje, atëherë marrim armët dhe vrasim të gjithë. Jam shumë i pakënaqur nga trajtimi që i është bërë kësaj ngjarjeje që nga fillimi. Fillimisht u manipuluan provat dhe u tha se kishte ndodhur për vetëmbrojtje, ndërsa kur dolën në dritë SMS-të, rifilluan hetimet nga fillimi. Nuk jam i kënaqur gjithashtu me qëndrimin e shoqërisë civile dhe Ministrisë së Drejtësisë, e cila e shkeli drejtësinë me të dyja këmbët”, tha Ervis Muça për Panoramën.
largea_nazime-fiqri1393690509

loading...

loading...