Vrasësit me pagesë Qefalia e Pine merrnin ‘porosi’ nga Tafilaj (VIDEO)

TIRANË – Alfred Qefalia dhe Kristi Pine, të dyshuar nga policia si vrasës me pagesë mendohet të kenë kryer një sërë atentatesh në Kryeqytet, përkundër urdhërave të një tjetër personi, të burgosurit përjetë Admir Tafili, një eksponent criminal mjaft I njohur për arratisjet e tij spektakolare nga burgjet e sigurisë së lartë.

Për 29 vjecarin Alfred Qefaliaj njihen tashmë prej kohësh lidhjet e tij me Admir Tafilin, si dhe fakti se Qefaliaj, I arrestuar më 13 shkurt të këtij viti, dyshohet të ketë ndihmuar Tafilin në arratisjen nga burgu i Drenovës.

Ndërkohë, 26 vjeçari Kristi Pine, edhe ky i arrestuar, dy ditë më parë, dyshohet të ketë lidhje me Alfred Qefalinë si dhe të ketë qenë bashkëpunëtor me të në aktivitete të kundraligjshme.

qefalia dhe pine me logo

Nga burimet pranë policisë, personi i tretë, i burgosuri Admir Tafilaj u jepte detyra Pines e Qefaliajt, kundrejt një pagese që varionte në disa mijë euro. Por këto porosi, që i jepte nga qelia e burgut Tafilaj, këtij të fundit mendohet ti vinin nga jashtë burgut si kërkesa ose porosi.

Policia thotë se ka prova të forta që e lidhin Alfred Qefalinë me të paktën një atentat me tritol, atë të ndodhur afërsisht para një viti, më 26 shkurt, në rrugën Budi, ku mbetën të plagosur 3 persona si shkak I shpërthimit të lëndës eksplozive. Dyshoet po ashtu se Alfred Qefaliaj bashkëpunonte me Kristi Pinen për këtë rast.

Kristi Pines i janë sekuestruar 9 mijë euro dhe disa armë zjarri që mbante në lokalin e tij pranë Unazës së Re, kur ky I fundit është arrestuar, ndërsa

Alfred Qefalisë disa ditë më parë janë sekuestruar një sërë armësh dhe municionesh.

Për të verifikuar komunikimet është urdhëruar të zbardhja e tabulateve telefonike dhe e adresave elektronike të Qefalisë, Tafilajt dhe Pines, me qëllim sigurimin e provave.

Passport.jpg1