Vrasësi në gjykatë: Me këtë dorë vrava fëmijët tuaj (VIDEO)

loading...

abc_tj_lane_2_ll_130319_wmain

loading...

Një adoleshent 18-vjeçar nga Ohajo i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili vrau tre studentë në një shkollë lokale vitin e kaluar, u dënua me burgim të përjetshëm, por kjo nuk e pengoi aspak të tallej me prindërit e viktimave të tij në sallën e gjyqit.

TJ Lane i kishte kërkuar avokatit të tij mbrojtës të mos paraqiste në gjyq asnjë dëshmitar ose provë që të zbuste dënimin e tij. Adoleshenti hyri në sallë me një bluzë ku kishte të shkruar “VRASES” dhe iu drejtua familjarëve të viktimave duke i drejtuar gishtin e mesit dhe duke thënë: “Kjo është dora me të cilën vrava fëmijët tuaj!”

Pas këtij gjesti të shëmtuar, prokurori tha: “Nuk isha përgatitur për këtë. Kjo është një tjetër provë që ky djalë është një qenie njerëzore e pështirë. Ai vrau njerëz me gjakftohtësi dhe paramendim. Ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim pse kreu atë masakër, ndërsa unë kam vetëm një: e bëri sepse është djallëzor.”

TJ Lane nuk është dënuar me vdekje pasi kur ka kryer masakrën ka qenë 17 vjeç. Përveç tre të vrarëve, të shtënat e tij shkaktuan edhe tre të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet sot në karrige me rrota.

loading...