Vrasësi i heshtur që po bën kërdinë në Shqipëri

loading...

loading...

Pas zbulimit që bëri emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ për përdorimin e hormoneve në produktet bujqësore, ka reaguar ashpër edhe gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri. Ai ka publikuar në faqen e tij në FACEBOOK një status ku shprehet se ky është terrorizëm dhe se Shqipëria po vdes e re për shkak të masakrës që po ndodh me ushqimet. Lexoni statusin e plotë më poshtë:

Ky është terrorizëm
Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqiperisë është terrorizëm i mirefilltë. As më shumë e as më pak, krim kundër njerëzimit. Fiks Fare vërtetoi dje se si të gjitha produktet bujqësore, pa përjashtim, modifikohen dhe manipulohen me hormone në sasi të pakontrolluara.

Rezultati?
Në dekadën e fundit vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare janë dhjetëfishuar. Sëmundjet tumorale po ashtu. Shqipëria po vdes e re. Arsyeja kryesore, ështe pikerisht masakra që ndodh me ushqimet. Por nuk është e vetmja. Nje miku im doktor më tregonte se si shoqëria shqiptare po hyn në depresion dhe një nga shkaqet kryesore mendohet se ështe pikerisht ky, përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet.

Këta po shfarosin njerëzit në masë. Kostot që merr shoqëria nga gjithë kjo veprimtari kriminale, janë me qindra dhe me mijëra herë më të larta se sa fitimet e qelbura nga eksportet e perimeve bujqësore. Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje drastike, në të kundërt Shqipëria do shndërrohet arena e eksperimentit më të madh gjenetik në bote, ndërsa shqiptarët kavie në duart e disa injorantëve të babëzitur, që nuk njohin asnjë limit.

Ligji duhet të ndryshojë urgjentisht. Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve apo hormoneve në produktet ushqimore duhet të kriminalizohet. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sot pjesë e tepsisë, siç e thotë vetë qeveria, duhet të forcohet dhe të marrë atribute ekstra ligjore.

Çdo fushë apo njësi bujqësore prodhuese duhet të jetë subjekt i inspektimeve të papritura. Në ato fusha ku konstatohet përdorim i substancave të dëmshme, përgjegjësit duhet të shkojnë pas hekurave me dënimet ekzemplare. Nuk mund të tolerohet më. Ky është terrorizëm. Probabiliteti që dikush të sëmuret dhe të vdesë nga ushqimet në Shqipëri është mijëra herë më i lartë se sa të vdesë në një sulm terrorist. Llogaritë bëhen vetë.

loading...