Vrapoi 8 km pas Arsenalit, e marrin në autobus (Video)

loading...

loading...

Një gjë e pa zakontë ka ndodhur në Vietnam, gjatë turneut veror parasezonal aziatik të klubit futbollistik Arsenal nga Londra.
Gjatë kalimit të autobusit ekipor të Arsenalit, një tifoz, i quajtur Vu Xuan Tien, 20 vjeç, nuk ka mundur që të rezistojë dhe e ka ndjekur autobusin duke vrapuar tetë kilometra.
Lojtarët kur e kanë kuptuar se ky tifoz po i ndjek vetëm e vetëm për të qenë sa më afër, i kanë thënë shoferit që të ndalonte autobusin dhe ta pranojnë brenda tifozin në fjalë.
Ky gjest i lojtarëve të Arsenalit e ka bërë tifozin të buzëqeshë dhe e ka lënë atë të kuptojë se ëndrra iu bë realitet, teksa mundi i madh i vrapimit gjysmë-maratonik u shpagua. /LajmeOnline/

loading...