Vrapoi 8 km pas Arsenalit, e marrin në autobus (Video)

loading...

Një gjë e pazakont ka ndodhur në Vietnam, gjatë turneut veror parasezonal aziatik të klubit futbollistik Arsenal nga Londra.
f.0719183934687_m

loading...

Gjatë kalimit të autobusit ekipor të Arsenalit, një tifoz nuk ka mundur që të rezistojë dhe ka ndjekur autobusin duke vrapuar tetë kilometra.

Lojtarët kur e kanë kuptuar se ky tifoz po i ndjek vetëm e vetëm për të qenë sa më afër, i kanë thënë shoferit që të ndalonte autobusin dhe ta pranojnë brenda tifozin në fjalë.

Ky gjest i lojtarëve të Arsenalit e ka bërë tifozin të buzëqeshë dhe e ka lënë atë të kuptojë se ëndrra iu bë realitet, teksa mundi i madh i vrapimit gjysmë-maratonik u shpagua

loading...