Vraniqi ironizon: Ishalla mbërrijmë me ja u kthy borxhin PDK-së

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, ka komentuar në lidhje me një prononcim të politikanit Naim Maloku, i cili ka thënë se kjo lëvizje i ka borxh PDK-së për mbështetjen që ia ka dhënë në zgjedhjen e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.
Ai, duke ironizuar thotë se “jo vetëm Lëvizja Vetëvendosje, por edhe krejt populli i Kosovës duhet tia kthej borxhin PDK-së”.
“Patjetër, dhe jo vetëm ne por krejt populli i kemi borxh, sepse: Na e krijuan Asociacionin e Komunave Serbe, Na i amnistuan strukturat kriminale serbe, i legjitimuan ata dhe disa i futën në polici e disa në Kuvend me emrin “Lista Serbe”, na shpronësuan nga prona jonë publike duke i lënë 76000 punëtorë pa punë, na shëndrruan në shtetin më të korruptuar në rajon, e shumë e shumë “merita” tjera…Ishalla mbërrijmë me ja u kthy borxhin!”(sic), ka shkruar Vraniqi në Facebook.