Voziste me dara

Policia australiane në Adelaide është befasuar kur e ka ndalur një automjet, ndërsa shoferi e drejtonte me ndihmën e darëve.
f.0724182155167_m


Në momentin kur e ka ndalur policia, burri po e voziste automjetin me dy goma të shpërthyera, ndërsa në vend të timonit shfrytëzonte dara.

Protagonisti është arrestuar menjëherë dhe është akuzuar për një sërë shkeljesh ligjore duke përfshirë vozitjen me leje te suspenduar, vozitje me rrezikshmëri të lartë, vozitje të automjetit të paregjistruar dhe të pasiguruar, si edhe shkeljen e lirimit me kusht.

Policia ka thënë se vozitësi kishte qenë pjesëmarrës në një aksident komunikacioni, por ka ikur nga vendi i ngjarjes, prandaj kjo është një tjetër akuzë me të cilën do të përballet i arrestuari. /LajmeOnline/