Volvo S80, elegant dhe i sofistikuar

timthumb (6)

 

Në modelin e ri Volvo S80 vëmendja më e madhe është përqendruar tek qasja njerëzore, e cila është shenja dalluese e Volvo-s për më shumë se 85 vite. Këto elemente e ngrisin sofistikimin elegant në një nivel tjetër, derisa kualiteti është maksimal.

Risi të shumta në pamjen e jashtme e forcojnë paraqitjen e sofistikuar të Volvo S80 të re. Mbrojtësit e rinj para dhe prapa krijojnë efektin e një veture të gjerë dhe të ulët. Dritat e ditës të reja i japin pjesës së përparme një pamje moderne, derisa dritat e rrumbullakëta prapa këtë veturë në mënyrë vizuale e afrojnë me tokën. S80 mund të pajiset me fellne të theksuara 19 inç, pa e humbur rehatinë në vozitje. Vëmendja e dedikuar në detaje i jep Volvo S80 të re një sofistikim të avancuar.

Pakoja ekzekutive e interierit ofron nivelin më të lartë të luksit dhe kualitetit të punimit, derisa pakoja Inscription sjell një paletë të pasur të opsioneve, të cilat blerësit i mundësojnë përshtatjen e veturës sipas dëshirave personale. Kjo veturë familjare ofron rehatinë e klasit të parë së bashku me 550 litra të hapësirës së bagazhit. Me një palosje të thjeshtë të ulëseve në sistemin 40/20/40, ofrohen opsione shtesë në konfigurimin e hapësirës, kështu që kapaciteti i bagazhit rritet në 1600 litra.

Kapaku i bagazhit me hapje dhe mbyllje elektronike përmes çelësit apo tastit në pllakën e instrumenteve, është edhe një dëshmi tjetër e qasjes njerëzore. Prindërit në veçanti do të vlerësojnë ulëset e integruara Booster për fëmijë të moshës mbi 3-vjeçe. Duhet përmendur se në modelin e ri gjenden edhe shumë sisteme tjera ndihmëse, duke përfshirë versionin e tërheqjes me 4 rrota dhe kontrolli Hill Descent me rastin e lëshimit në tatëpjeta, çka edhe më shumë rrisin mundësitë e terrenit të kësaj veture.

Po ashtu, ky model ka fituar edhe detaje të reja off-road, siç janë mbrojtja e karrocerisë. Aty është edhe sistemi Sensus Connected Touch, i cili mundëson lidhjen me internet dhe ekranin 7 inç i ndjeshëm në prekje, duke e shndërruar në një sistem të avancuar të kontrollit, i cili mund të manovrohet edhe me dorëza në duar. Kjo është një risi botërore, e posaçërisht i përdorshëm gjatë dimrit. Vozitësi ka qasje në funksionet komplete të internetit, siç janë lokalizuesi i parkingut, lokalizuesi i servisit të Volvo-s, informatat rreth motit dhe të ngjashme, ndërsa është i mundur edhe shpërndarja e Wi-Fi-s me pasagjerët e tjerë. Posaçërisht është i vlerësuar aktivizimi me zë, pastaj opsioni TripInfo, i cili përmes informatave nga Wikipediz jep informata rreth pikave interesante gjatë rutës së rrugëtimit.

Harxhime të vogla

Volvo vazhdon të shtyjë kufijtë e efikasitetit të të gjithë motorëve të saj. Kështu harxhimet mesatare të motorit me naftë me 4 cilindra dhe me 115 kuaj fuqi dhe transmision manual në modelin S80, është ulur në vetëm 4.1 litra për 100 kilometra të kaluara, çka është e paparë për një veture me dimensione të tilla. Modelet më të fuqishëm të motorëve D3 (136 kuaj fuqi) dhe D4 (163 kuaj fuqi), të kombinuar me transmision automatik kanë emetim të gazrave CO2 prej 129 g/km dhe harxhimin prej 4.9 l/100 km.

Një përmirësim kanë pësuar edhe motorët benzinë, kështu që versioni 1.6 litërsh GTDi turbo-benzinë me injektim direkt të karburantit në versionin T4 me 180 kuaj fuqi dhe në kombinim me transmisionin automatik harxhon mesatarisht 7.1 l/100 km dhe emetim të gazrave CO2 prej 159 g/km. Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është e kufizuar në 260 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 7.3 sekonda.

1998 cc
Shpejtësia
260 km/h
Fuqia
115ps
Harxhimet
4.1l / 100 km

Interieri

Vëmendja e dedikuar në detaje i jep Volvo S80 të re një sofistikim të avancuar. Pakoja ekzekutive e interierit ofron nivelin më të lartë të luksit dhe kualitetit të punimit, derisa pakoja Inscription sjell një paletë të pasur të opsioneve

Shpejtësia

Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është e kufizuar në 260 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 7.3 sekonda.

Harxhimet

Harxhimet mesatare të motorit me naftë me 4 cilindra dhe me 115 kuaj fuqi dhe transmision manual në modelin S80, është ulur në vetëm 4.1 litra për 100 kilometra të kaluara, çka është e paparë për një veture me dimensione të tilla

Motori

Modelet më të fuqishëm të motorëve janë ata D3 me 136 kuaj fuqi dhe D4 me 163 kuaj fuqi të kombinuar me transmision automatik