Vogëlushja shërohet nga kanceri, por e vret babai (Foto)

1474219539_nintchdbpict000267753949-637x358


Vrasësit në pjesën më të madhe të rasteve gjejnë justifikime dhe pak më rrallë edhe pendohen për krimin që kanë bërë. Por ajo çfarë ka bërë një baba në Baldwinsville në New York të lë pa fjalë.

25-vjeçari Ryan Lawrence ka pranuar para gjykatës se ka vrarë vajzën se tij 1-vjeçare dhe më pas e ka djegur sepse ndjehej xheloz sepse ajo ishte në qendër të vëmendjes së njerëzve, pas betejës që ajo kishte fituar me sëmundjen e kancerit që i kishte prekur syrin.

Trupi i pajetë i Maddox u gjet më 21 shkurt të këtij viti, tre ditë pasi ajo ishte shpallur e zhdukur nga nëna e saj.

Muajin e ardhëshëm pritet që gjykata të japë edhe dënimin ndaj Ryan Lawrence, i cili mund të variojë nga 25 vite në burg të përjetshëm.