Vogëlushi kërkon të vdes ditën që mbushi 5 vjeç, motivi është prekës

Morgan Bishop është vetëm 5 vjeç, por ka arritur deri sa t’i lutet të ëmës që ta lërë të vdesë pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij të pestë.

Vogëlushi anglez nga Surrey, është i prekur nga një formë e rëndë ekzeme, e cila e pengon që të zhvillojë një jetë normale, pasi ka dhimbje të vazhdueshme, të cilat nuk e lënë që të flejë, të vrapojë apo të luajë si fëmijët e moshës së tij.

Kalvari i mundimeve të tij nisi qysh kur ishte 4 muajsh. Pavarësisht kurave të shumta të dhëna nga shumë mjekë, përfshi edhe një lloj kimioterapie, fatkeqësisht nuk ka rezultate.

Nëna e tij Dana, u detyrua të linte punën, për t’u kujdesur për të. Morgan vuan edhe nga astma dhe ka sindromë nefrosike, një gjendje shumë e rrezikshme për jetën e tij, për shkak të humbjes së madhe të proteinave nga veshkat. Ndër të tjera është alergjik edhe nga 20 lloje ushqimesh, mes tyre veza, lajthitë, qumështi, patatet, soja dhe orizi. Dana thotë se ndonjëherë ilaçet që merr për problemet në veshka, i përkeqësojnë situatën me ekzemën.Vogëlushi kërkon të vdes ditën që mbushi 5 vjeç, motivi është prekës