Vogëlushi 3 vjeçar rus gjendet në frigorifer

loading...

Një fëmijë 3-vjeçar është gjendur pa jetë brenda frigoriferit të shtëpisë, në Kazan, kryeqyteti i republikës së Tatarstanit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Interfax, që citon forcat lokale të rendit. Mësohet se vogëlushi jetonte bashkë me dajën dhe të ëmën, e cila ka deklaruar se ishte zgjuar gjatë natës dhe se nuk e kishte gjetur fëmijën në shtrat.
E pasi e kishte kërkuar nëpër shtëpi, zbuloi trupin e pajetë brenda një frigoriferi. Sipas një versioni të parë ekziston mundësia që fëmija të ketë hyrë në frigorifer duke mbyllur derën nga brenda. E aty ka humbur jetën i asfiksuar.

loading...