Vodhi natën e Vitit të Ri në lokal, ja si i fshin gjurmët kamarieri vlonjat (Video)

loading...

loading...
Ndërkohë që shumë persona kanë shijuar natën e ndërrimit të viteve në lokale të ndryshme, shumë të tjerë kanë qenë në krye të detyrës, duke shërbyer ca me ndershmëri e ca të tjerë me “futje”. Duket se një kamarier në qytetin e Vlorës është lodhur nga puna dhe nuk i ka pëlqyer aspak shpërblimi që pronari i ka dhënë, ndaj ka vendosur të vjedhë për t’u ndier i vlerësuar për punën dhe sakrificën e bërë. Dikush ka dërguar një video në redaksinë e JOQ pasditen e sotme, teksa kamarieri shfaqet duke mbuluar gjurmët e parave që ka vjedhur. Çfarë ka bërë ai? I ka larë në çezmë një më një paratë. Ky po që është në kuptimin e parë të fjalës “pastrim parash”.

loading...