Vodhi lopët në Greqi dhe erdhi në Shqipëri, prangoset 45-vjeçari nga Vlora

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e djeshme një 45-vjeçar, pasi akuzohet se ka vjedhur 6 lopë në shtetin grek.

Mësohet se Dhimitër Karabinaj, 45 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë është arrestuar në afërsi të fshatin Pandelejmon të Bashkisë Finiq, ku rezultoi se kishte vjedhur 6 bagëti të trasha (lopë), dyshohet në shtetin Grek.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ai e ka realizuar vjedhjen në bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet u referuan në Prokurori për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.