Vlonjati vjen në Tiranë dhe “i fut duart” studentes në urban, 51 -vjeçari mallkon veten pasi…

loading...

loading...

Në këto ditë të nxehta korriku në autobusët e linjës, qytetarët nuk dinë çfarë të kenë më tepër kujdes. Pritjen në stacione, mungesën e kondicionerit, shtypjen me njerëzit apo portofolin?

Rastet e “xhepistëve” në urbanë janë prezentë sidomos kur ka shumë njerëz brenda autobusit dhe për më tepër në këtë vapë.

Kështu, policia e Tiranës ka vënë në pranga një 51-vjeçar, pasi është kapur duke vjedhur në urbanin e Unazës në kryeqytet.

GJ.S kishte ardhur nga fshati Babicë i Vlorës dhe kur ka marrë urbanin e Unazës për të lëvizur, ka grabitur një vajzë.

51-vjeçari i ka marrë portofolin studentes K.R 23 vjeç, ku brenda tij kishte dokumenta dhe një sasi parash. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur vajza e ka kuptuar se i është marrë portofoli dhe ka lajmëruar policinë.

Nga kontrolli rezultoi se ka qenë 51-vjeçari nga Vora ai që kishte kryer grabitjen, I cili tashmë do akuzohet për vjedhje, vepër penale që dënohet deri në 3 vite burg.

loading...