Vlonjati kapet në kufi me 19 kg drogë, do habiteni ku i kishte fshehur 20 pako

Një shtetas është arrestuar nga policia e Shkodrës ditën e sotme, pasi në pikën kufitare të Muriqanit, që ndan Shqipërinë me Malin e Zi, u kap me një sasi të konsiderueshme me drogë.

Sipas njoftimit të policisë është vënë në pranga Zeqir Rrapi, 29 vjeç, banues në Vlorë. Ai ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Renault” kur është ndaluar nga Policia. Brenda makinës policia konstatoi se poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 pako me peshë rreth 19 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sekuestrohen rreth 19 KG lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sattiva”. Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 29.08.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, ku u arrestua në flagrancë shtetasit:

Zeqir Rrapi, 29 vjeç, banues në Vlorë Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë),automjeti tip Renault me targe AA419RX me drejtues mjeti Zeqir Rrapi, u konstatua se poshtë sediljeve të pasme, në shasinë e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

*20 pako, me peshë rreth 19 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva Gjithashtu nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotive në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur u gjet dhe u sekuetrua ne cilesinë e provës materiale një tjetër sasi lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Italinë Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” i parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.