‘Vladimir Putin është vrarë para dy vitesh’, ne po e shohim sozinë e tij (Video)

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vdekur që prej vitit 2014 pasi është vrarë. Kjo është teoria më e fundit e disa teoricienëve të cilët kanë analizuar tipare të fytyrës së Presidentit rus. Ata pretendojnë se ka ndryshime të mëdha në pamjen e jashtme të Putin dhe mospërputhje të dukshme në aftësinë e tij për të folur gjermanisht. Sipas tyre, në vitin 2014 Vladimir Putin u vra nga CIA dhe nga spiunazhi britanik MI6 gjatë një komploti të organizuar nga dy agjencitë. Më pas, ato e zëvendësuan Presidentin e Rusisë me një tjetër kopje të tij. Disa thonë se Vladimir Putin u helmua në një nga sallat e Kremlinit pas aneksimit të Krimesë në Ukrainë. Ndërsa të tjera teori sugjerojnë se Putin u zëvendësua me një kopje identike gjatë një grushti shteti të fshehtë në Rusi në vitin 2015, kur Vladimir Putin nuk u shfaq në publik për 10 ditë, nga 5 marsi deri më 15 mars.