Vjosa Osmani: Asgjë që përfshinë 2/3 e deputetëve, nuk mund të konsiderohet ilegale

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se PDK’në nuk e do më askush në institucione.“Askush nuk e do më PDK’në në institucione. Tashmë është qartësuar se PDK nuk i ka votat kurse ne të tjerët i kemi”, ka thënë Osmani në Interaktiv të KTV’së.

Sa i përket kërkesës së PDK’së në Kushtetuese, ajo ka thënë se Kushtetuesja nuk interpreton vendimet e Kryesisë së Kuvendit, pasiqë ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën.

“Gjykata Kushtetuese tashmë ka shembujt nga vetë ajo ku nuk i interpreton vendimet e Kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Osmani.

“Deri tani zakonisht Gjykata Kushtetuese gjithmonë i respekton vendimet e saj paraparake. Se çka nënkupton me grup parlamentar, gjithmonë definohet në rregullore të Kuvendit, deputetët e vendosin dhe është një kompetencë autonome e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Asgjë që përfshinë 2/3 e deputetëve të Kuvendit, nuk mund të konsiderohet ilegale. Nuk mundet kryesuesja e një seance, në një mënyrë arbitrare të imponojë vullnetin e një partie politike tek 2/3 e deputetëve. Këto janë rrethana faktike. Ne nuk e kemi bojkotuar seancën, kryesuesja ka qenë e njoftuar që ne po dalim në një pauzë për konsultime”, ka thënë ajo.