Vjen parashikimi i Burdushit për këto zgjedhje, tregon me përqindje

Hysri Peqani i njohur si “Burdushi” ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, e veçanërisht zgjedhjet që pritet të mbahen më 11 qershor, në Kosovë.

Ai për Periskopi.com ka dhënë parashikimin e tij aktual, por thotë se gjithçka mund të ndryshojë deri në ditën kur do votohet.

Burdushi thotë se PDK me Rambon (siç ai e quan Ramush Haradinajan) po prijnë mirë, diku ka arritur në 55%.

Jo vetëm kaq, ai thotë se Albin Kurti ka shumë simpati.

“Edhe ai e arriti diku adhurimin e rinisë dhe pleqve diku 50%”, thotë Burdushi, për Periskopi

Flet edhe për LDK-në, që janë në koalicion me AKR-në dhe brenda tyre kanë edhe Alternativën. Për ta thotë se janë diku 45%.

“Por nuk i dihet, ka mundësi me ndryshu situata, besa edhe me shku në balotazh. Shumë është mjegull, po vlon, partitë duke kthyer njerëz me lujt me interesat e tyre e premtime ka shumë ndërsa natën po bëhen lëvizje të shumta”, thotë ai./ Periskopi