Vjen oferta më e çuditshme në botë për Ronaldon, nuk është paraja gjithçka

Shumë skuadra evropiane janë duke u tallur me Cristiano Ronaldon, i cili dëshiron të largohet nga Real Madrid.

Pas Hertha Berlind dhe Bolton, me Cristiano Ronaldon është tallur edhe një skuadër gjermane, bëhet fjalë për Foruna Koln.

Kjo skuadër thotë se nuk ka para për ta paguar Ronaldon, por i premton birra falas për gjithë jetën.

“Hey Cristiano, ne ende jemi duke kërkuar për një sulmues. Ne nuk kemi para, por mund të ofrojmë birra Kölsch falas për gjithë jetën”, shkruan Koln në Twitter.