Vjen një tjetër valë i nxehti, ja ç’ndodh me motin ditët në vijim

Temperaturat priten të rriten sërish gjatë ditëve në vijim. “Meteoalb” parashikon që temperaturat të rriten gjatë fundjavës dhe fillimit të javës tjetër duke kulmuar në datat 28 – 30 gusht.

E premte. Ndërkohë, gjatë ditës së nesërme, vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në zonat malore.

Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore, por vranësira të lehta do të ketë herë pas here në zonat lindore.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare pas mesditës me shpejtësi 35 – 38 km/h nga drejtimi verior duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë. Temperaturat e ajrit do rriten lehtë në vlerat e
mëngjesit, por rritje më të ndjeshme në vlerat e mesditës kur pritet që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 35 – 36°C.

Një rënie graduale e temperaturave pritet ditët e para të shtatorit.