Vjen nje lajm shume i mire nga Danimarka per Kosoven URIME KOSOVE!

loading...


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot një delegacion të Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Danimarkës, të kryesuar nga Mette Gjerskov.

Duke shprehur kënaqësinë për rritjen e komunikimit e të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, përkatësisht, dy parlamenteve respektive, Veseli shprehu interesimin që ky bashkëpunim të thellohet e zgjerohet edhe më tej, duke e konsideruar përvojën parlamentare daneze shumë të vyer për Kosovën dhe Kuvendin e saj, njofton kumtesa nga Zyra për Informim e Kuvendit, transmeton Koha.net.

Veseli e njoftoi delegacionin parlamentar nga Danimarka për zhvillimet aktuale në vendin tonë, ndërsa vendimet e fundit të institucioneve të ndryshme evropiane lidhur me Kosovën, i konsideroi të një rëndësie të veçantë për qytetarët e vendit tonë.

Parlamentarët danezë theksuan përkrahjen e shtetit të tyre për Kosovën, në rrugëtimin e saj euro-integrues.
Untitled

loading...

loading...