Vjehrri ngacmonte nusen, vëllezërit e saj rrëfehen pse e “masakruan”

Vëllezërit Emiljano dhe Erildo Zyka, janë arrestuar nga policia pasi ushtruan dhunë fizike mbi vjehrrin e motrës së tyre.

62-vjeçari me iniciale J.S, banues në Patos, mori plagë në fytyrë dhe në trup.
Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas shqetësimeve të motrës së tyre, e cila ankohej për trajtimin që i bënte babai i të shoqit. Për t’i marrë hakun motrës, të dy vëllezërit e të resë i shkuan në shtëpi 62-vjeçarit, debatuan me të dhe më pas e rrahën.

Sipas tyre, ai e kishte fyer dhe keqtrajtuar disa herë në sy të njerëzve të tjerë, duke i sjellë dëme dhe ngarkesa psikologjike.

Djemtë kanë deklaruar se ishin detyruar ta rrihnin 62- vjeçarin, pasi motra e tyre po binte në depresion për shkak se vjehrri ia nxinte jetën.