“Vjehrra më shkatërroi jetën, tani s’më le fëmijën”, Kasimi hap zemrën në emision

Kasim Qafleshi ka udhëtuar nga Austria drejt Tiranës, pasi prej dy vitesh ish bashkëshortja nuk e lejon të takojë të birin. Ai sqaroi me detaje shkaqet që e shtynë drejt divorcit, ndërsa përgjegjësinë më të madhe e hodhi tek ish-vjehrra.

Kasimi tha në studion e emisionit “Me zemër të hapur”:

Nëna e saj ndërhynte tek të ardhurat tona, pse po dërgoni para në Kosovë më thoshte. Kanë dashur që unë të jem i përkuluri i tyre. Nusja ndoshta e besonte shumë nënën dhe nuk durova më”.

Historia:

Jam Kasim Qafleshi nga Kosova por jetoj në Austri. Arsyeja pse vendosa t’ju shkruaj është se ndoshta do të kishit mundur të më ndihmoni apo të më zgjidheni sadopak problemin tim. Kam qënë i martuar me një femër shqiptare që vjen po ashtu nga rajoni im, e cila posedon dokumentacionin e rregullt në Austri.

U martuam ashtu siç e kërkojnë edhe zakonet tona. Për dy vite martesë gjithçka ishte në rregull mes nesh derisa një ditë në marrëdhënien tonë hyri nëna e saj. Jeta jonë bashkëshortore mori një rrugë tjetër. Filluan edhe problemet e para. Po në atë kohë kur nisën konfliktet, ish-bashkëshortja ime ngeli shtatzënë me mua. Një muaj para lindjes së djalit tonë, morëm vendim që të divorcoheshim. Edhe pse ndarja jonë ishte aq normale dhe pa zënka e pa probleme gjatë bisedës më ish-gruan time e vendosëm që gjatë lindjes të jam prezent edhe unë në maternitet, gjë që nuk e bëri. Kaloj edhe kjo. Lindi djali. Filloi të rritej falë Zotit ashtu me shëndet të mirë. Që nga lindja, me tim bir, vetëm tre muajt e parë isha takuar.

Dhe kështu kaluan mëse dy vite pa u takuar me djalin. Dy vite më pas, falë disa problemeve të dokumentacionit që kishte djali im e që me doemos nevojitej nënshkrimi im, ish-gruaja ime vendosi së pari të ma bëj të mundur takimin me djalin vetëm e vetëm sa për të më bindur të nënshkruaja. Dhe që nga ajo ditë, kaluan më se dy vite të tjera dhe unë nuk jam takuar me djalin. I gjithë problemi është se ish-gruaja ime ka presion nga nëna e saj gjë që e cila ishte inciatore për ndarjen tonë, që e bija e tyre nuk ka të drejtë të takohet me mua, e aq më pak të ma lejojë takimin edhe me djalin tim.